Portieri i Kosovës e pati një sezon pozitiv në nivelin personal me klubin turk dhe për këtë, në dyert e tij kanë nisur të trokasin klubet evropiane.
Portieri shqiptar nga Mali i Zi është në pronësi të Manchester Cityt, i cili e huazoi atë në sezonet e fundit.
Por, tash “Citizens” duket se kanë vendosur të heqin dorë përfundimisht nga ai.
Sipas mediave britanike, interesim për përfaqësuesin kosovar ka shfaqur klubi anglez, Burnley.
“Clarets” mund ta transferojnë portierin e lindur dhe rritur në Zvicër për afro 4 milionë euro.
Gjithashtu, interesim për Muriçin ka shprehur edhe kampioni i Turqisë, Trabzonspor.
Sipas mediumit turk, “Sabah”, klubi nga Superliga turke është i gatshëm t’i paguajë 2,5 milionë euro për portierin stabil, përcjell “Gazeta Express”.
Portieri 23 vjeçar i ishte bashkuar kampionit aktual anglez para pesë vjetësh nga Grasshopper Zurich, ndërsa më parë kishte luajtur në Young Felloës Juventus dhe Zurich.
Më pas, i kaloi disa vite në formë huazimi në NAC Breda, Nottinhham Forest, Girona, Willem II dhe së fundmi në Adana Demirspor.
Muriç ka kontratë me Cityn deri në vitin 2024, por pritet të largohet nga “Etihad Stadium” qysh këtë verë. /Gazeta Express/
Begaj: Shqipëria do të marrë komandën e batalionit shumëkomb...
Zelensky: Ukrainasit duan paqe, por jo me çdo kusht
“Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin...
Kurti: Daci do të mbetet emër i rëndësishëm në historinë e s...
Pacolli reagon për vdekjen e Nexhat Dacit
Osmani reagon për ndarjen nga jeta të Nexhat Dacit: Nga akad...