Goli kundër Meksikës nuk i mjaftoi Koresë së Jugut për ta evituar eliminimin nga Botërori i Rusisë, ndërkohë që dëshpëroi shumë edhe autorin e tij, Son Heung Min.
Futbollisti i Tottenhamit është i shqetësuar sepse rrezikon ta kryejë shërbimin ushtarak në Seul me një pagë prej 100 eurosh në muaj, ndërkohë që te Hotspurs ai përfiton 360 mijë, sigurisht ka ende dy shanse ta evitojë këtë, por gjithçka varet nga Tottenhami, e sidomos nga rezultatet e përfaqësueses së Koresë së Jugut.
Kjo situatë ishte e qartë që përpara fillimit të Botërorit dhe arritja në çerekfinale është diçka shumë e rëndësishme për Son.
Sipas ligjit në Korenë e Jugut, kryerja e shërbimit ushtarak është e detyrueshme për meshkujt nën moshën 28 vjeç dhe nëse Son do të duhet të bëjë këtë, do të duhet edhe të luajë për skuadrën e ushtrisë për 100 euro në muaj, ndërkohë që në Londër ai përfiton 360 mijë euro në muaj.
25-vjeçari shpresonte që ecuria e kombëtares në Botëror ta ndihmonte, por humbjet me Suedinë e Meksikën nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e ka shtuar dëshpërimin e tij. Dy janë opsionet që ka në dispozicion për ta evituar kryerjen e shërbimit ushtarak. Gjithnjë sipas ligjit në Korenë e Jugut, kjo mund të ndodhë për merita sportive.
Nëse Koreja e Jugut kualifikohet për në 1/8 e finalen, Son do të shpëtojë. Në rast të kundërt, shpresa e vetme për Son mbeten Lojërat Aziatike që do të luhen në gusht në Indonezi dhe Kupa e Azisë në janar të 2019-s, por në këtë rast gjithçka do të varet nga vullneti i Tottenhamit për ta lënë atë të lirë të luajë në këto evenimente me skuadrën e tij.
Vie reagimi nga Berlini pas kërcënimeve të Trumpit për heqje...
Pentagoni konfirmon tërheqjen e 5000 trupave nga Gjermania, ...
Tentoi të udhëtonte drejt Gjermanisë nga Prishtina me dokume...
Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro, ...
Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfisko...
Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, ish-ambasadori...