Neymar raportohet se i ka kërkuar falje bashkëlojtarit të tij te Paris Saint Germaini, Edinson Cavanit, pas incidentit që ndodhi ndërmjet tyre javën e kaluar.
Dyshja ngjallën konflikt për ekzekutimin e një penaltie kundër Lyonit të dielën, të cilën Cavani e humbi, transmeton portali arbresh.info. Raportet sugjeruan që pakënaqësia vazhdoi më pas edhe në dhomën e zhveshjes duke detyruar bashkëlojtarët të ndërhyjnë për t’i ndalur ata.

Megjithatë, bazuar në ‘Mundo Deportivo’, braziliani i ka kërkuar falje reprezentuesit uruguaian dhe të gjithë skuadrës.
Neymar do të mungoj në ndeshjen e ardhshme të PSG-së në Liga 1 të shtunën kundër Montpellierit për shkak të një lëndimi të vogël në këmbë./arbresh.info/
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend