Nuk ka asnjë dyshim për Andres Iniestan, ashtu si vite më parë – Neymar Junior sërish do të ishte një aset i rëndësishëm për Barcelonën.
Ai u largua nga Barça në vitin 2017 për 222 milionë euro, por tashmë haptazi ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në “Camp Nou”, dëshirë që verën që lamë pas nuk iu realizua dhe shpreson që të ndodhë diçka e tillë në vitin 2020.
Ish kapiteni i katalunasve, që ka ndarë dhomën e zhveshjes dhe gjithçka me Ney, Andres Iniesta, nuk ka asnjë dyshim që do ta ndihmonte shumë Barcelonën rikthimi Neymar.
“Nuk e di se si kanë shkuar negociatat dhe nëse Ney do të rikthehet në të ardhmen, por do të jetë aset i rëndësishëm”, tha iniesta për Marca.
“Nuk e di se si do të përshtaten së bashku kaq shumë lojtarë me kualitete”.
Iniesta u pyet edhe për thashethemet që përveç me Madridin, e lidhin Jose Mourinhon edhe me Barcelonën.
“Nuk jam në dijeni nëse Mourinho do të shkojë në Madrid apo jo. Te Barça, do të ishte e komplikuar”, u shpreh mes tjerash Iniesta. /Gazeta Express/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...