Ditën e djeshme Neymar është dëmtuar në këmbë gjatë seancës stërvitore me Brazilin. Edhe pse sezoni për klube ka përfunduar janë ende disa ndeshje ndërkombëtare për tu luajtur. Ne kampin brazilian, gjatë stërvitjes, Neymar ka pësuar një dëmtim në këmbë gjatë një kontakti me Danilon dhe Leo Ortizin.
Sulmuesi i PSG-së ka kryer disa operacione në atë këmbë gjatë viteve të fundit dhe do të bëhen ekzaminimet mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit.
Ai do të mungojë në ndeshjen e së enjtes kundër Koresë së Jugut. Brazili do të luajë kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë, por prezenca e Neymar nuk është e sigurtë as për ndeshjen e dytë./arbresh.info/
Kjo është shuma që duhet të paguajnë gjigantët evropian nëse...
Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet K...
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...