Ylli i PSG-së, Neymar Jr e ka dërguar klubin e vjetër, Barcelona në gjyq ngase dëshiron 5.6 milionë euro që nuk i janë paguar.
Sipas El Mundo, braziliani kërkon nga Barcelona 33 milionë euro, megjithëse gjiganti katalunas nuk është i interesuar për ta paguar ose të fillojë negociatat.
Neymar pretendon se ka paguar shumë para që të transferohet nga Santos te Barcelona dhe ka kërkuar që këto para t’i rikthehen, transmeton portali arbresh.info.
28-vjeçari beson se klubi i ka borxh paratë për shkak të katër viteve që ka kaluar në “Camp Nou”.

Neymar ishte i lidhur me rikthimin te Barcelona, por gjyqi që e ka hapur mund të shkaktojë që kampioni i Spanjës të heq dorë.
Këtë sezon kapiteni i Brazilit ka bërë vetëm 20 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 16 gola dhe kontribuar me 10 asistime./arbresh.info.
27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend