Presidenti i Federatës së Futbollit në Spanjë, Javier Tebas, ka thënë se Barcelona dhe Espanyoli nuk do të luanin në La Ligë, nëse Katalonia ndahet nga Spanja.
Zgjedhjet parlamentare në Kataloni mbahen të dielën dhe shpallja pavarësisë është kërkesa e shumicës së votuesve.
Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është përkrahës i fuqishëm për ndarjen nga Spanja, ndërsa lojtarët si Xavi e Gerrard Pique besojnë se banorët e
Katalonisë duhet të votojnë në referendum për këtë çështje.
“Nëse Spanja ndahet, ashtu bëhet edhe me La Ligën. Të shpresojmë që mos ta arrijmë kurrë këtë situatë absurde”, ka shkruar Tebas në Twitter, të hënën, raporton goal.com, transmeton koha.net.
Kohë më parë të njëjtën gjë e kishte thënë edhe Ministri i Sportit të Spanjës, Miguel Cardenal.
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kos...
Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit, temperaturat zbre...
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...