Futbollisti Nemanja Matic iu bashkua këtë verë ekipit të Sassuolos, ku menjëherë fitoi vend në formacionin titullar, ndërsa mbron ngjyrat e klubit italian me Aro Muricin.
Gjatë një interviste për portalin “Four Four Two”, Matić u pyet për festimet e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës kundër Serbisë në Kupën e Botës, në vitet 2018 dhe 2022, ku të dy përdorën shqiponjën dykrenare – simbolin e flamurit shqiptar.
Matic e kritikoi këtë veprim, duke e konsideruar si një fitore politike, jo sportive.
“Unë i respektoj ata si futbollistë, kam luajtur kundër tyre disa herë në Ligën Premier. Por me këto gjëra të vogla ata fitojnë pikë të lira politike. Ata janë rritur në Zvicër. Me një veprim të tillë, nuk tregon respekt për vendin për të cilin luan. Nëse e do kaq shumë Shqipërinë, atëherë pse nuk luan për Shqipërinë? Kjo është pyetja ime”, deklaroi Matic.
Ai shtoi se dashuria për vendet të ndryshme nuk është problem, por sinqeriteti është thelbësor.
“Mund të duash disa vende, kjo nuk është problem. Unë e dua Serbinë, është vendi im. Gjithashtu e dua Anglinë, kam kaluar shumë kohë atje. Por kurrë nuk do të them se e dua Anglinë më shumë se Serbinë. Duhet të jesh i sinqertë”.
“Kam luajtur kundër Xhakës shumë herë dhe kurrë nuk kam pasur problem. Gjithmonë shtrëngonim duart, ai është një lojtar i mirë – ashtu si edhe Shaqiri. Por unë kurrë nuk do ta bëja për të provokuar dikë. I respektoj të gjithë”, ka thënë mesfushori.
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...
Reforma e inspektimeve/ Rama: Do të ketë certifikim, trajnim...