Rinovimi i Kylian Mbappe në maj ishte një nga lajmet më të mira të vitit për Paris Saint-Germain. Pas disa muajsh bisedime, sulmuesi francez vendosi që të zgjasë kontratën me kampionët e Francës.
Megjithatë së fundmi nga mediet franceze janë zbuluar disa sekrete që lidhen me rinovimin e Mbappe me PSG-në.
“Le Journal du Dimanche” thekson se Leonardo, ish-drejtor sportiv i PSG-së, u shkarkua në maj sepse ai refuzoi t’i jepte Mbappes kompetenca që lidheshin me afrimet e largimet e lojtarëve në këtë klub, ku specifikisht kjo gjë ka të bëjë me dëshirën e francezit për të “hequr qafe” Neymar.
PSG ka bërë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Mbappen në Paris. Në organikën e klubit u bashkua Julien Maynard, një gazetar i TF1, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me sulmuesin francez.
Dhe, Luis Campos, një figurë paternaliste e sulmuesit gjatë kohës së tij në Monaco, u emërua këshilltari i ri sportiv i PSG-së, kështu që pjesët e enigmës shkojnë të gjitha në të njëjtin drejtim./SS
Hoti: Nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i t...
Gjilan: Arrestohet zyrtari i bibliotekës, mori rroga mbi 19 ...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
FBK dënon incidentin e djeshëm gjatë ndeshjes në Gjakovë, pa...
Tragjike: 28 vjeçari nga Malisheva humb jetën në një aksiden...
Zelensky: Situata energjetike në Ukrainë është emergjente