09:51 |
23 Qershor 2016
Arbresh Info
Sipas të gjitha gjasave minutat e luajtura ndaj Rumanisë janë të fundit me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit për Lorik Canën.
Kapiteni i kuqezinjve pritet që ti japë lamtumirën Kombëtares duke e përjetuar pjesëmarrjen në Europian me fanellën e Shqipërisë si kulmin e karrierës së tij të pasur sportive. Gjatë një lidhje të drejtëpërdrejtë në Supersport Lorik Cana la të kuptohet se në mendjen e tij vendimi për ti dhënë lamtumirën Kombëtares është pjekur duke paralajmëruar së shpejti dhe zyrtarizimin e tij, shkruan supersport.al
Mbi 90 ndeshje me kombëtaren pjesë e së cilës është që nga viti 2003, por mbi të gjitha simbol dhe model për tu ndjekur, gjithmonë i gatshëm për tu sakrifikuar, një lider i vërtetë brenda dhe jashtë fushe, Lorik Cana mbetet padyshim një ikonë e përfaqësueses kuqezi.