Ndërron jetë ish-trajneri i Anglisë

21:25 | 12 Janar 2017
M. A.

Futbolli anglez është tronditur nga lajmi i vdekjes së ish-trajnerit Graham Taylor.

Ish-trajneri i Anglisë, Graham Taylor ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare pas një sulmi në zemër.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja e cila përmes një njoftimi ka thënë: “Me dhimbjen më të madhe ju njoftojmë që Graham ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm nga një sulm në zemër. Familja ka mbetur e shokuar nga kjo humbje e papritur”.

Taylor gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe skuadra të Premier Ligës si Watford, Aston Villa dhe Everton.

Shpërndaje në rrjete sociale