Një nga figurat më të njohura të Shkëndijës së Tetovës, Valon Ahmedi, ka përfunduar aventurën e tij me ish-kampionët e Ligës së Parë të Maqedonisë, njofton Telegrafi. Lajmi u bë i ditur nga klubi kuqezi përmes një njoftimi zyrtar.
Mesfushori 30-vjeçar, i cili u rikthye te Shkëndija në fillim të këtij sezoni, ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit në pjesën vjeshtore të kampionatit, duke qenë titullar në shumicën e ndeshjeve. Megjithatë, bashkëpunimi mes tij dhe klubit ka marrë fund dhe Ahmedi tani është një lojtar i lirë në kërkim të një destinacioni të ri.
“KF Shkëndija njofton se është ndërprerë bashkëpunimi me mesfushorin Valon Ahmedi. Klubi dhe lojtari kanë vendosur që rrugët e tyre të ndahen, duke përmbyllur kështu angazhimin e tij në fanellën kuqezi. KF Shkëndija falënderon Valon Ahmedin për angazhimin e tij gjatë kohës që përfaqësoi ngjyrat kuqezi”, thonë nga stafi i Shkëndijës.
Gjatë pjesëmarrjes së tij këtë sezon, Ahmedi ka zhvilluar trembëdhjetë ndeshje në Ligën e Parë të Maqedonisë, duke realizuar vetëm një gol dhe ka dhënë edhe dy asiste. Tani, ai do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike në një klub tjetër, ndërsa mbetet për t’u parë cili do të jetë destinacioni i tij i radhës. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...