Ansu Fati pati një natë të ëndërruar të shtunën në Camp Nou, duke nisur nga goli, asisti dhe te duartrokitjet e pareshtura që i mori.
Trajneri Ernesto Valverde vendosi t’ia besojë Fatit një vend titullari për ndeshjen e Barcelonës kundër Valencias të shtunën në mbrëmje dhe 16-vjeçari ia shpagoi besimin atij duke luajtur më mirë seç kishte ëndërruar, transmeton Gazeta Express.
Pasi e kishte shënuar golin e parë në karrierë për Barçën kundër Osasunas në xhiron e kaluar të La Ligës, sulmuesi adoleshent shënoi kundër Valencias pas vetëm një minute lojë, falë një asisti të bukur nga Frenkie de Jong.
Fati ia ktheu nderin mesfushorit holandez duke i asistuar te goli i dytë i Barçës vetëm gjashtë minuta më vonë.
Valverde e nxori atë nga loja në minutën e 69-të dhe Fati mori duartrokitje të mëdha nga i gjithë Camp Nou.
Ai u ul në bankën e rezervistëve duke e ditur se tashmë i ka shënuar dy gola në 116 minuta lojë në total për ekipin e parë të gjigantit katalonas. /Gazeta Express/
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...