Presidenti Aurelio De Laurentiis dëshiron të mbajë Luciano Spallettin në Napoli edhe për disa sezone tjera.
Tani raportohet se trajnerit italian do t’i ofrohet një kontratë e re, e cila parasheh edhe rritjen e rrogës së tij.
Spalletti mori drejtimin e Napolit në verën e vitit 2021 dhe ka ndërtuar një skuadër të fortë, që po shfaq formë të jashtëzakonshme këtë sezon.
Skuadra e udhëhequr nga ai është në rrugën e duhur për të fituar titullin e kampionit në Serie A, teksa është edhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Napoli po planifikon kontratën e re tashmë për Spallettin.
Tani për tani thuhet se po shqyrtohet mundësia që atij t’i ofrohet një kontratë 2-vjeçare, me vlerë të fitimeve prej 4 milionë eurosh në sezon, pa përfshirjen e bonuseve.
Të dy palët pritet që të bisedojnë në muajt e ardhshëm për të ardhmen e 64-vjeçarit.
Kontrata aktuale e Luciano Spallettit me Napolin skadon në fund të këtij sezoni./GE/
Suedia synon të bëhet vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”
Kryeministrja e Serbisë e gatshme të jap dorëheqje, nuk e le...
Gjeraj: Për Lirin jam i gatshëm të vdes
Verstappen arrin edhe fitoren e pestë
Mosnjohja e diplomave, ul interesimin për studime nga Lugina...
Heqja e vetos në BE, si zgjidhje për zgjerim më të shpejtë