Muric ishte fytyrë tragjike kur Burnley pësoi golin e barazimit në minutën e 79-të, pesë minuta pasi krijoi epërsinë 1:0.
25-vjeçari nuk arriti ta perceptonte siç duhet topin e kthyer nga bashkëlojtari i tij.
Gabim të rëndë bëri edhe ndeshjen e kaluar ndaj Evertonit, të cilën Burnley e humbi 1:0.
Teksa në një konferencë për media ndihmëstrajneri i tij, Craig Bellamy i doli në përkrahje portierit të kombëtares.
“Unë mendoj se shumë lojtarë e kanë atë forcë të karakterit. Unë mendoj se nuk do të arrish në nivelin e lartë nëse nuk e ke karakterin e fortë. Muric do të ketë bërë shumë gabime gjatë gjithë karrierës së tij në zhvillimin e tij për të arritur këtu ku është tani. Kjo është arsyeja pse ju shihni lojtarët më të mirë që luajnë në këtë nivel, gabimet janë pjesë e lojës. Edhe jeta është me gabime. Nuk besoj se ka ndonjë portier, veçanërisht në nivelin më të lartë, i cili nuk ka një karakter të fortë pasi të ketë bërë një gabim, përndryshe ata nuk do të ishin aty. Ky nuk është një shqetësim për Aron”, ka thënë ndihmëstrajneri i Burleyt, Craig Bellamy, të mërkurën në konferencë për media.
Burnley aktualisht ndodhet në pozitën e 19-të pas 33 ndeshjeve dhe kanë 20 pikë të grumbulluara, kur kaën mbetur edhe pesë ndeshjeve për t’u zhvilluar deri në fund./Arbresh.info/
Suedia fiton medaljen e artë në `curling` miks ndaj SHBA-së
Tërmet në Kosovë
Emery fokusohet te e tashmja, flet edhe për të ardhmen e San...
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...