Mourinho beson se Sanchezi do t’i tregojë vlerat vetëm sezonin 2018/19.
Alexis Sanchez nënshkroi për Manchester Unitedin në “momentin më të keq”, ai do të tregojë paraqitje më të mira sezonin e ardhshëm, thotë Jose Mourinho.
Sanchez ka dështuar të adaptohet te klubi nga Old Trafford që kur u transferua në afatin kalimtar të janarit, ai ka shënuar vetëm një gol në tetë paraqitje.
“Ai erdhi në momentin më të keq të sezonit, e që është afati kalimtar dimëror”, u shpreh Mourinho para ndeshjes në shtëpi me Liverpoolin.
“Kjo është pse nuk më pëlqen shumë afati dimëror. Mendoj se nënshkrimi me Sanchezin ishte një mundësi që nuk donin ta hurbasnim dhe ia arritëm qëllimit”.
“Por, nuk besojmë shumë në afatin dimëror, dhe sigurisht, sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë për të. Ai është mirë, i lumtur që ekipi po merr rezultate pozitive”, shtoi trajneri portugez. /Gazeta Express/
Takimi Starmer–Xi në Pekin/ Në fokus, dialogu strategjik dhe...
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes