Jose Mourinho e ka pranuar se ishte treguar, siç ka thënë, i pasjellshëm por i pasjellshëm me një idiot, pasi u ndëshkua me karton të verdhë për një kacafytje me trajnerin e portierëve të Southampton, Andrew Sparks.
Gjyqtari Mike Dean i dha karton të verdhë Mourinhos pas zënkës në pjesën e dytë, kur portugezi kishte shkuar te banka rezervë e Southamptonit, i pakënaqur me vonesat dhe kohën e tej zgjatur nga kjo e fundit për ta kryer një zëvendësim, transmeton Gazeta Express.
Southamptonit iu desh shumë kohë për ta zëvendësuar Danny Ings, i cili e shënoi golin e fitores 1:0 ndaj Tottenhamit, me Michale Obafemi në minutën e 76-të, duke e zemëruar Mourinhon, skuadra e të cilit ishte në kërkim të shmangies së humbjes.
I pyetur për incidentin pas ndeshjes, Mourinho tha se e pranon vendimin e gjyqtarit për ta ndëshkuar atë me karton të verdhë.
“Mendoj se kartoni i verdhë ishte i drejtë, sepse isha i pasjellshëm, por i pasjellshëm me një idiot. Për disa arsye, isha i pasjellshëm dhe e meritoj kartonin e verdhë sepse isha i tillë”, tha Mourinho.
“I shkëmbeva disa fjalë të këqija me atë person. I pata arsyet e mia, por nuk jua them dot përse”, shtoi ai.
Tottenhami nuk e shfrytëzoi rrëshqitjen e Chelseat për t’iu afruar edhe më pranë top katërshes në Premierligë, dhe tani ngel pesë pikë prapa zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...