Alexis Sanchez ka nënshkruar në muajin janar për Manchester United, por Jose Mourinho supozohet se ka pasur dyshime rreth transferimit të tij nga Arsenali.
Sanchez ende nuk ka arritur të prek majat në Manchester United, ashtu siç bëri gjatë kohës së tij në Arsenal, transmeton portali arbresh.info. Goli i tij në fitoren ndaj Newcastles të shtunën ishte vetëm goli i katërt që ka shënuar për klubin deri tani.
Dhe siç raporton ‘Bleacher Report’, Mourinho kishte pasur dyshime rreth transferimit të 29-vjeçarit.
Ata thonë se Mourinho kishte pasur dyshime rreth përshtatshmërisë së tij sepse atij nuk i pëlqen të nënshkruaj me lojtarë në muajin janar.
Ai supozohet se e ka të vështirë për t’iu adaptuar metodave të tij.
Ai po ashtu thekon se lojtarët e kanë të vështirë për të blerë filozofinë e tij./arbresh.info/
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë