Tottenham mund të ketë një mundësi të artë për të blerë qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar. “Spurs” ishin të lidhur tashmë në më shumë se një rast në merkaton e verës me yllin sllovak, por negociatat nuk u realizuan.
Tashmë krijohet një mundësi tjetër për t’u përballur me transferimin e mbrojtësit. Nevoja për të gjeneruar fonde nga zikaltrit do ta bënte më të lehtë për klubin londinez dhe Interin ta kuptonin njëri-tjetrin.
Siç raportohet nga “Dailymail”, skuadra milaneze do të ishte e gatshme të ndahej me futbollistin nëse i paraqisnin atij një ofertë 50 milionë euro: “Interi ka nevojë për para.
Nëse të interesuarit i ofrojnë nesër në mëngjes 45 milionë paund, Interi do ta shesë Skriniar. Mbrojtësi 25-vjeçar nënshkroi për skuadrën e Milanos në verën 2017 nga Sampdoria, falë një marrëveshjeje në total prej 30 milionë euro.
Që atëherë, sllovaku ka qenë një element kryesor në skuadrën italiane, duke marrë pjesë në një total prej 134 ndeshjesh zyrtare, në të cilat shënoi 4 gola dhe asistoi 4 herë. Transferimi varet nga Tottenham, tani”.
Në këtë mënyrë, topi mbetet në fushën e Mourinho, që edhe një herë ka mundësinë të nënshkruajë me një qendror që ofron më shumë siguri dhe cilësi në mbrojtjen mbrojtjen e tij.
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut