Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, e ka refuzuar një ofertë prej 170 milionë euro për të kaluar në Juventus.
Sipas tabloidit britanik “The Mirror”, Juventusi dhe Real Madridit kanë përgatitur oferta në vlerë 170 dhe 150 milionë euro, respektivisht, transmeton Gazeta Express.
Tabloidi britanik siguron se ylli egjiptian do të qëndrojë në Liverpoolin, pasi tani është koha e gabuar për t’u larguar, por paralajmëron se vitin e ardhshëm do t’i konsiderojë opsionet për të ardhmen.
27-vjeçari i ka thënë “jo” ofertës së kampionit italian tani për tani.
Salah i ka shënuar 71 gola në 104 paraqitje për Liverpoolin që prej se iu bashkua klubit në vitin 2017 nga Roma, ndërsa këtë vit e fitoi edhe Ligën e Kampionëve më të kuqtë. /Gazeta Express/
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri