Modric: Argjentina ka Messin, andaj janë gjithmonë favorit për ta fituar Kupën e Botës

21:58 | 15 Qershor 2022
KRG

Modric e mbylli sezonin në mënyrën më të mirë, duke i shtuar titullit europian te Real Madridi edhe golin e fitores që e mban Kroacinë në garën për play-off të Ligës së Kombeve – pas fitores ndaj Francës.

Faza kualifikuese e kompeticionit do të rifillojë në shtator, por tashmë është Botërori ai që trazon tifozët. Dhe kroatët do të mbërrijnë në Katar, në nëntor, si nënkampionët e Botës, status i arritur në një rrugëtim ku kaluan me Argjentinën.

“Ne luajtëm me Argjentinën në turneun e fundit dhe fituam 3-0 në fazën e grupeve. Çfarë shoh tek ta tani? Një skuadër shumë e mirë, më duket më e fortë se disa vite më parë”, ka thënë Modric.

“Ata krijuan një grup shumë të fortë me Messin në krye, i cili është një lojtar ndryshe. Ata janë më të bashkuar, nuk kanë humbur shumë ndeshje. Me Messin janë gjithmonë një nga favoritët për të fituar Kupën e Botës”, shtoi ylli 36-vjeçar, duke folur për ESPN.

Shpërndaje në rrjete sociale