Në Mitrovicë është zhvilluar Finalja e Kupës së Kosovës në kategorinë e femrave, ndërmjet Hajvalisë dhe Mitrovicës, në stadiumin “Adem Jashari”.
Të dy skuadrat kanë zhvilluar një ndeshje të bukur, me raste të shumta për gol.
Hajvalia kaloi e para në epërsi.
Golat për Mitrovicën i ka realizuar, Gresa Berisha, ndërsa për Hajvalinë, Bakije Miftari.
“Minatoret” ishin për një nuancë më të mira në këtë pjesë të parë, me posedim të topit 60-40.
Futbollistja Berisha, kishte mundësinë të kompletonte hatrikun në fund të pjesës se parë, por goditja e saj përfundoi jashtë portës.
Deri më tani vetëm një karton i verdhë, për skuadrën e Hajvalisë.
Rezultati i 45 minutave të parë 1 – 2.
Në pjesën e dytë, të dy skuadrat e filluan takimin duke u përqendruar në mesfushë, në të cilën u zhvillua një betejë e ashpër për posedim të topit.
Hajvalia tentoi në minutën e 50’ për ta barazuar rezultatin, por portieri i Mitrovicës ishte në vend.
Ndërsa, trajneri i Mitrovicës bëri tri zëvendësime, duke e larguar edhe golashënuesen, Gresa Berisha.
Një futbolliste e Mitrovicës, pas një përplasje në tokë, iu është nevojitur ndihma mjekësore.
Ajo u largua nga fusha me lese, në minutën e fundit te takimit.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes dhuroi tetë minuta lojë shtesë, duke nervozuar publikun minator.
Hajvalia gjatë këtyre mintuave tentoi ta barazonte rezultatin, por nuk ia arriti.
Mitrovica në fund arriti ta ruante rezultatin dhe të fitojë Kupën e Kosovës. /arbresh.info/

Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit