Ministri i Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora, ka thënë se Serie A duhej të ishte ndaluar më parë.
Koronavirusi, tashmë i shpallur si pandemi, ka prekur Italinë më së shumti nga të gjitha vendet e Evropës.
Në këtë vend është afektuar edhe sporti, ku deri më tani është pezulluar kampionati si dhe gjashtë lojtarë rezultojnë të konfirmuar me Covid-19.
Me gjithë këto ngjarje, Spadafora është i bindur se Serie A është dashur të suspendohet më parë.
“Futbolli është botë në vete: Kishte kohë kur Lega Serie A nuk donte të mbante përgjegjsi, siç duhej bënte” ka thënë Spadafora, transmeton lajmi.net.
“Ne e bëmë atë si qeveri, për të mbrojtur interesat. Tani nuk është më kontroverse, pasi ka lojtarë të prekur. Ne do të preferonim të ndalnim ligën më parë, por më mirë vonë se kurrë” ka shtuar ministri.
Italia ka suspenduar kampionatin deri në kohë të pacaktuar dhe thuhet se kampionati mund të vendoset vetëm me ‘Play Off’.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i ardhshëm.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën