Besiktas ka arritur të shënoj fitore në çastet e fundit në ndeshjen e Kupës së Turqisë me rezultat 1-2 në derbin ndaj Fenerbahçes.
Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica, shkruan Arbresh.info.
Futbollisti nga Vushtrria asistoi në golin e dytë dhe të fitores i cili u shënua nga Vaclav Cerny në minutën e parë shtesë ndeshjes.
Rashica dhuroi një top të gjatë fantastik, derisa i pagabueshëm në zonë ishte Cerny për të cilin ishte goli i dytë personal në këtë ndeshje.
Ylli dardan i cili nuk e nisi fare mirë sezonin, tani është rikthyer në formë dhe pas golit që shënoi në fundjavë tani edhe ka asistuar.
Ky ishte asistimi i tij i tretë këtë sezon në të gjitha garat krahas një goli të shënuar./Arbresh.info/
ASISTIMI I MILOT RASHICËS:
Cerny’nin gecesi. Kadıköy’de galibiyeti getiren golü attı. 💥pic.twitter.com/dQtb7lim4X
— FutbolArena (@futbolarena) December 23, 2025
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj