Milani do të mësoj nesër fatin e tyre nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) pas apelimit të vendimit për largim nga Evropa Liga.
Milani është pritur të pranoj sot (e enjte) një përgjigje nga CAS, por vendimi është shtyrë për nesër pas orës 11 në mëngjes, transmeton portali arbresh.info.
Agjencia e lajmeve ‘ANSA’ shpjegon se “kompleksiteti i kësaj çështje” detyroi shtyrjen e vendimit pas dëgjimit që zgjati shtatë orë.
UEFA përjashtoi “Rossonerët” nga Evropa Liga për shkelje të rregullave nga FFP si dhe pas dyshimeve ndaj aftësive për të kryer pagesat nga pronari Yonghong Li.
Qysh pas këtij rasti, ata janë marrë përsipër nga fondi amerikan Elliott Management, të cilët i huazuan Li-së kapitalin për të finalizuar blerjen e tij në prill të vitit 2017./arbresh.info/
Trembëdhjetë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Serbët e dogjën në luftë, Kurti njofton marrëveshjen për rin...
MBPZHR-ja njofton programin e pagesave për fermerët
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit