Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennacer, Matteo Gabbia dhe Alexis Saelemakers janë stërvitur të veçuar në prag të ndeshjes së Milanit me Juventusin të mërkurën në Serie A.
Kuqezinjtë përballen me kampionin në fuqi të mërkurën dhe për Ibrahimovicin tashmë është e sigurt se nuk do të paraqitet, transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi suedez nuk është i gatshëm dhe synon të rikthehet në fushë më 18 janar.
39-vjeçari po vazhdon të stërvitë i veçuar në përpjekje për t’u riaftësuar nga lëndimi që e pësoi kundër Napolit në nëntor.
Bennacer është ende i lënduar dhe e vazhdoi punën i veçuar, njëlloj si Gabbia dhe Saelemaekers.
Ndeshja e së mërkurës do të zhvillohet në orën 20:45 dhe Milani nuk do të mundë të llogarisë as në Sandro Tonalin e pezulluar.
Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për shen...
Tensione me Iranin, SHBA dislokon aeroplanë luftarakë në Por...
Moti sot i ftohtë në Kosovë
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash