Mediat evropiane raportojnë se Milani është në negociata me sulmuesin 20-vjeçar të Celticut, Moussa Dembele, por përballet me konkurrencë nga Chelsea dhe Borussia Dortmund.
Sky Sports News pohojnë se Rossonerët kanë identifikuar reprezentuesin e Francës U-21 si një shtesë të vlefshme për forcën e tyre sulmuese për sezonin e ri.
Lexo po ashtu:
Milani mendon për Dembelen
Milani mendon për Dembelen
Ndërsa, Borussia Dortmund dhe Chelsea janë gjithashtu të interesuar, Milani bëri qasjen e parë dhe prandaj ka përparësi në këtë aspekt.
Celtic ka paguar vetëm gjysmë milioni për të nënshkruar me atë nga Fulham verën e kaluar, por ai shënoi 32 gola dhe bëri nëntë asistime në 49 ndeshje konkurruese këtë sezon.
Kjo përfshin një het-trik në derbin e Glasgow kundër rivalëve të hidhur Rangers.
Lexo po ashtu:
Milani i ofron pagë të pa rezistueshme Moratas
Milani i ofron pagë të pa rezistueshme Moratas
Dembele gjeti rrjetin katër herë në katër paraqitje për Francën në ekipin U-21 dhe filloi karrierën në Akademinë e të rinjve të Paris Saint-Germain.
Pronarët e rinj të Milanit janë në një zbavitje të shpenzimeve, pasi kanë nënshkruar tashmë me Mateo Musacchio nga Villarreal dhe Franck Kessie nga Atalanta, ndërsa afër është edhe Riccardo Rodriguez i Wolfsburgut.
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...