Milani është hedhur në sulm për mesfushorin e Sporting CP, Bruno Fernandes, dhe si pjesë të marrëveshjes, mund të ofrojë Andre Silvan.
Fernandes dukej se mund të transferohet në Premierligë te Manchester United ose Tottenham, por asnjëra skuadër nuk pagoi çmimin e kërkuar nga Sporting, 70 milionë euro.
Tani, sipas “Tuttosport” Milan është hedhur në sulm dhe ka takuar agjentin e lojtarit, Miguel Pinho.
Kartoni i Silvas vlerësohet 30 milionë, çka do të thotë se Kuqezinjtë duhet të paguajnë 40 milionë euro plus për të arritur shifrën që kërkon Sportingu.
Sezonin e kaluar, 24-vjeçari u bë mesfushori me më së shumti gola në një sezon në histori të Portugalisë, duke shënuar 31 herë, derisa ka dhuruar edhe 18 asistime. /Gazeta Express/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...