Stefano Pioli ka nevojë për përforcime në mbrojtje, si pasojë e shumë dëmtimeve në repartin e prapavijës së Milanit.
Kuqezinjtë kanë humbur në ndeshjen me Napolin shërbimet e Kalulut dhe Pellegrinos, teksa probleme fizike ka edhe Simon Kjaer.
Caldara gjithashtu vijon të jetë i dëmtuar. Drejtuesit e “Djallit” po studiojnë pistën Lloyd Kelly për merkaton dimërore.
25-vjeçari anglez është kapiteni i Bournemouth në Premier League, teksa përveç qendrës mund të mbulojë edhe rolin e mbrojtësit të majtë.
Kelly ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Ai ua ka bërë të qartë drejtuesve të Bournemouthit se nuk do të rinovojë.
Kështu që Milani mund të sigurojë shërbimet e qendërmbrojtësit nga Bristoli në janar për një çmim të arsyeshëm.
Por, kuqezinjtë duhet të fitojnë garën me Liverpoolin, klub që gjithashtu është i interesuar për Kellyn.
Mbrojtës të tjerë në listën e drejtuesve të klubit italian janë 21-vjeçari Maxime Esteve në Montpellier dhe 19-vjeçari Konstantinos Koulierakis i Paokut./ss
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...
Policia konfiskon një dron në Muqibabë, rasti nën hetime
Gra lidere dhe sipërmarrëse mblidhen në tryezën e Bankës Eko...