Messi zgjidhet më i miri i botës në 2022

23:08 | 27 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Lionel Messi është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2022.

Këtë çmim e ka fituar nga FIFA sonte, duke lënë pas vetes Karim Benzeman dhe Kylian Mbappen.

Ai  ka falënderuar të gjithë ata që kanë bërë ëndrrat realitet, por edhe Benzeman dhe Mbappen që ishin në garë dhe “mund ta kishin fituar çmimin”.

Pastaj ai ka lavdëruar edhe Scalonin dhe Argjentinën për rrugëtimin e tyre të madh në Katari 2022 ku fituan Botërorin.

“Ishte një ëndërr që në fund u bë realitet”, tha Messi gjatë fjalimit të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale