Lionel Messi është zgjedhur si lojtari më i mirë në La Liga këtë sezon nga votuesit online, ndërkohë që suksesi i Barcelonës në kampionatin spanjoll është reflektuar gjithashtu në njëmbëdhjetëshen më të mirë.
Megjithatë, edhe pse aty gjenden gjashtë lojtarë të Barcelonës (Ter Stegen, Pique, Umtiti, Alba, Busquets, Iniesta dhe Messi), trajneri më i mirë është zgjedhur Quique Setien dhe jo Ernesto Valverde, transmeton portali arbresh.info.
Aty gjithashtu nuk ka pasur vend për Cristiano Ronaldon pasi Aspas dhe Griezmann janë zgjedhur për linjën frontale.
Skuadra e plotë është kjo: Odriozola, Pique, Umtiti, Alba; Guedes, Busquets, Iniesta; Aspas, Messi dhe Griezmann.
Tifozët në internet janë kërkuar gjithashtu të zgjedhin lojtarin më të keq të transferuar dhe në formë jo befasuese Ruben Semedo ka pranuar më së shumti vota./arbresh.info/
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...