Mediumi anglez: Man United e bën Ronaldon opsion të dytë, Anthony Martial ia zë vendin e startuesit

09:09 | 22 Korrik 2022
Clirim Qeriqi

Ekipi i Manchester United duket se nuk po mund më të duroj dramat e Cristiano Ronaldos.

Sipas “Mail Sport”, pas një super para-sezoni, Man Utd ka vendosur të mbaj Anthony Martialin, shkruan arbresh.info.

Por, jo vetëm që do ta mbaj në skuadër, Martial edhe do të startoj në ndeshjen e parë të Premier Ligës me 7 gusht kundër Brighton.

Kjo do të ndodh edhe nëse Cristiano Ronaldo rikthehet në stërvitje, sipas mediumit anglez.

Sulmuesi portugez po dëshiron të largohet nga ekipi i United. Deri më tash ai ka qenë i lidhur me një kalim tek ekipet si Chelsea, Bayern Munchen, PSG ,Atletico Madrid etj.

E ardhmja e Ronaldos mbetet në ajër dhe në javët në vijim pritet të shihet se ku do të përfundoj ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale