Mediat ndërkombëtare kanë filluar të reagojnë për incidentin që shkaktuan tifozët e Vushtrrisë në luftën e barazhit përball Malishevës.
Mediumi TyC Sports i ka kushtuar një artikull këtij incidenti, aty ku tifozët vushtrrias shqyen rrjetën dhe shkatërruan ulëset e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
“Futbolli i Kosovës pati në një nga protestat më të pazakonta të vitit. Vushtrria po luante për ngritje në Kategorinë e Parë në shtëpi kundër Malishevës, por rezultati nuk ishte ai që pritej dhe gjithçka shpërtheu kur gjyqtari i ndeshjes dha penallti ndaj këtyre të fundit”, kështu fillon shkrimi i mediumit.
“Ishte minuta e 78-të e ndeshjes dhe Vushtrria po humbiste 2-0 . Atmosfera në stadium tashmë ishte ndezur dhe gjithçka u përkeqësua kur gjyqtari sinjalizoi penalltinë maksimale që u la shansin vendasve për promovim në litar”.
“Pikërisht atëherë tifozët vendosën të shqyejnë rrjetën! në protestë . Më në fund, pas disa minutash, ndeshja rifilloi dhe Malisheva nga dymbëdhjetë hapa bëri 3-0”, thuhet më tej në shkrimin e TyC Sports për incidentin. /arbresh.info/
Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi...
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë