Mungesa e aktiviteteve ndërkombëtare shkaku i pandemisë Covid 19, bën që numri i medaljeve të fituara gjatë vitit 2020 të jetë dukshëm më i vogël në krahasim me vitet e kaluara.
2020-tën sporti i Kosovës po e lë me disy medalje elitare, të cilat edhe këtë herë vijnë nga sporti i xhudos.
Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka fituan medaljet e bronzta në Kampionatin Evropian “Pragë 2020”, të mbajtur në muajin nëntor. Krasniqi triumfoi në kategorinë deri në 48 kilogramë, në të cilën e mbylli vitin në vendin e parë të renditjes botërore dhe renditjes Olimpike, shkruan KOK.
Kuka medaljen e fitoi në kategorinë deri në 78 kilogramë. Ajo ndodhet brenda normës Olimpike Tokio 2020.
Pikërisht Krasniqi e Kuka kishin shënuar suksesin më të madh edhe në Grand Slamin e mbajtur në Budapest në tetor, ku Distria fitoi të artën ndërsa Loriana të bronztën. Se ishte viti i Distrias e dëshmon edhe Grand Slami i Parisit, i mbajtur në muajin shkurt, ku fitoi po ashtu të artën, ndërsa Nora Gjakova të bronztën.
Xhudos nuk i munguan medaljet edhe në grupmoshat e reja. Laura Fazliu fitoi dy medalje evropiane. Ajo mori të argjendtën për U-21 dhe të bronztën për U-23, të dyja këto të fituara në Poreq të Kroacisë.
Medaljet për grupmosha të reja fitoi edhe karateja, në evropianin e mbajtur në Budapest të Hungarisë, gjatë muajit shkurt.
Vesa Ibrahimi (-68 kg), Benjamin Shabani (+84 kg) dhe Albulena Gërvalla (-55 kg) fituan medaljet e bronztë për U-21, ndërsa Betim Maliqi e fitoi të bronztën për juniorë, kategoria -68 kg.
Dy medalje evropiane solli edhe boksi. Alnera Brahimi fitoi të argjendtën (-70 kg) për juniore në evropianin e mbajtur në Sofje të Bullgarisë, ndërsa Remzo Mustafiq (-90 kg), fitoi të bronztën në Budva të Malit të Zi, grupmosha 17-18 vjeçarë.
Dhjetori solli medalje evropiane edhe tek taekwondo. Elion Agushi (-57 kg) dhe Jon Gashi (-61 kg) fituan medaljet e bronzta në kampionatin e mbajtur në Sarajevë.
Krahas evropianeve, veçohet edhe Kampionati Ballkanik U-20 në atletikë, i cili solli tri medalje, dy të arta për Muhamet Ramadanin (dy kampionate të ndryshme), në hedhje të gjylës 6 kg, si dhe një të bronztë të Alaudin Sumës, në hedhjen e diskut.
Në përgjithësi, vendit tonë nga kampionatet evropiane i erdhën dy medalje elitare (seniorë) dhe 10 evropiane nga grupmoshat e reja, si dhe tri nga kampionatet ballkanike për grupmoshat e reja./Arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...