Më në fund Fury i përgjigjet akuzave të rënda të Wilderit

11:22 | 9 Nëntor 2020
M. A.

Tyson Fury beson se Deontay Wilder e ka humbur pusullën, për shkak të një vargu teorish konspiracioni që boksieri amerikan i bëri në lidhje me humbjen e tij në shkurt.

Fury e rrahu Wilderin me nokaut në rundin e shtatë në luftën për titullin e botës në kategorinë e rëndë në WBC në Las Vegas në shkurt të këtij viti, transmeton Gazeta Express.

Pas shumë muajve heshtjeje, Wilderi e theu heshtjen dhe e akuzoi Furyn se kishte mashtruar për të fituar.

Wilderi e akuzoi kampionin e botës nga Britania e Madhe se e kishte futur një objekt të fortë në dorëza për ta mposhtur atë më lehtë.

Për më tepër, Wilder e akuzoi edhe ish-trajnerin e vet Mark Breland se i kishte hedhur drogë në ujë para meçit.

Fury i ka hedhur poshtë pretendimet e 35-vjeçarit duke i quajtur qesharake.

“Mendoj se ai e ka humbur pusullën. Së pari ishte suita, pastaj lëndimi i bicepsit, pastaj trajneri i tij ishte në ekipin tonë, pastaj gjyqtari ishte kundër tij, pastaj unë i kisha forcuar dorëzat”, tha Fury për TalkSport.

“Tani dikush i paska hedhur drogë në ujë”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale