Janë mbyllur të pesë ndeshjet e javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar, ku nuk munguan përballjet e forta dhe golat.
Gjithçka nisi të premten kur Prishtina arriti të shënojë fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 3-0.
Albin Krasniqi shënoi dy herë, ndërsa një gol e shtoi Rigon Lugiqi.
Llapi arriti të shënojë fitore ndaj Ferizajt me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Ahmed Januzi.
Në anën tjetër, Suhareka ka fituar në shtëpi ndaj Feronikelit 74 me rezultat 2-0, me dy golat e shënuar nga Mevlan Zeka.
Malisheva ka vazhduar me fitore në shtëpi, duke mposhtur kësaj radhe Gjilanin me rezultat 2-1. Vesel Limaj dhe Laurant Xhylani shënuan për vendasit, ndërsa Edi Basa shënoi për mysafirët.
Në derbin e kësaj jave, Drita arriti t’i marr tri pikë ndaj Ballkanit, duke fituar me rezultatin 1-0. Golin e vetëm në këtë derbi e shënoi Albert Dabiqaj në pjesën e dytë.
Në vendin e parë është Suhareka me 13 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në vendin e dytë.
Në vendin e tretë është Ballkani me 10 pikë, aq sa kanë edhe Prishtina dhe Llapi.
Drita është e gjashta me 9 pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Dukagjini është i shtati me 6 pikë.
Gjilani është i teti me 5 pikë, ndërsa Ferizaj ka 4 pikë në vendin e nëntë. Pa pikë ende pas gjashtë ndeshjeve është Feronikeli 74 në vendin e fundit.

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...