Xherdan Shaqiri pritet të rikthehet në fushë në ndeshjen e së shtunës ndaj Watfordit.
Mesfushori shqiptar u lëndua në takimin e xhiros së dytë në Premierë Ligë kundër Arsenalit, ku “Potters” regjistruan fitore me rezultat minimal 1 me 0, shkruan portali arbresh.info.
“Ne jemi duke pritur vetëm për Shaqirin. Ai ndjeu dhimbje në fillim të ndeshjes kundër Arsenalit dhe u largua. Ne kemi shpresa [në rikthimin e tij] por nuk do të rrezikojmë”, ka thënë trajneri Mark Hughes para ndeshjes në vikend në një konferencë për media.

25-vjeçari u detyrua të largohet në minutën e 24′ të takimit si nikoqir në Bet365 kundër Shkodran Mustafit dhe Granit Xhakës.
Reprezentuesi i Zvicrës mungoi edhe në ndeshjen e 1/32 së finales në ‘Carabao Cup’, ku klubi i Mark Hughes triumfoi me rezultat 4 me 0.
Pas ndeshjes ndaj Watfordit si mysafirë, Stoke City pret në shtëpi Manchester United./arbresh.info/

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...