Thuhet se sulmuesi Mario Mandzukic i Juventusit mund të transferohet në Kinë gjatë verës pasi tashmë kishte në tavolinë një ofertë gjatë muajit janar.
Kroati pritet të jetë startues kundër Real Madridit në Ligë të Kampionëve nesër për shkak se Paulo Dybala është i suspenduar për ndeshjen kthyese, transmeton portali arbresh.info.
‘Tuttosport’ pretendon që Zonja e Vjetër dëshiron të shoh performancat e 31-vjeçarit nga tani e deri në fund të sezonit, ose atij do t’i lejohet të largohet gjatë verës.
Mandzukic ishte pjesë kryesore e skuadrës sezonin e kaluar ku i lejoi trajnerit Max Allegri të kaloj në formacionin 4-2-3-1, por ai nuk ka shënuar në Serie A që nga 17 dhjetori.
Gazeta e lartpërmendur shton se sulmuesi i madh mund të shitet në Kinë, megjithëse tashmë ka refuzuar atë opsion gjatë muajit janar./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...