Është vetëm 18-vjeç, ka luajtur në skuadrat zinxhir të Veronës, ndërsa të shtunën ishte pjesë e ekipit të parë në miqësore me skuadrën gjermane Heidenheim, të fituar me 11-metërsha 4-2. Po flasim për futbollistin e ri shqiptar Marash Kumbulla, që në një prononcim për mediat italiane tregon emocionet e grumbullimit me skuadrën e Serisë A, raporton SS.
“Është kënaqësi shumë e madhe që kam bërë të gjithë rrugëtimin e sektorit të të rinjve dhe kam mbërritur te ekipi i parë i Veronës. Duhet të falënderoj trajnerin dhe të gjithë stafin për besimin. Do të tentoj që të shpërblej duke punuar dhe u stërvitur në maksimum dhe me përulësi”.
Qendërmbrojtësi shtatlartë, pjesë e U-19-ës së Shqipërisë, shprehet më tej se ka shumë për të mësuar nga futbollistët me më shumë eksperiencë.
“Në skuadër kemi shumë futbollistë nga të cilët mund të mësojmë shumë. Këshillat e shokëve të ekipit më ndihmojnë, i pranoj të gjithë sikurse është normale që të ndodhë. Me të ekipin e të rinjve? Kam ende një marrëdhënie shumë të bukur me trajnerin dhe me djemtë. I uroj ata shumë suksese për sezonin e ardhshëm”.
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...