Më datë 26 nëntor të vitit 2020, bota e futbollit humbi një legjendë si Diego Armando Maradona. Argjentinasi u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak ndërkohë që më parë problemet shëndetësore të Maradonës ishin të njohura.
Ish-futbollisti, në momentin kur ndërroi jetë ishte në shtëpinë e tij pas një operacioni të ndërlikuar në kokë.
Pikërisht për arsyen që e dërguan në shtëpi dhe nuk e kuruan më gjatë në spital, mjekët që u kujdesën për Maradonën përfunduan nën shënjestër teksa tashmë gjykata e San Isidros, komunë e Buenos Aires ka vendosur të akuzojë tetë mjekë për vrasje.
I pari në listë është neokirurgu, Leopoldo Luque, psikiatria Agustina, psikologu Carlos Dias, doktori që u kujdes për Maradonën në kushtet e shtëpisë Nancy Forlini, koordinatori i inferimierëve, Marriano Perroni, infermieri Ricardo Almiron, infermieria Dahiana dhe Pedro di Spagna.
Sipas gjykatës, emrat e sipërpërmendur nuk kanë marrë masat e duhura parandaluese për përkeqësimin e shëndetit të Maradonës duke “kontribuar” në këtë formë në vdekjen e tij.
Të tetë personat nuk janë të ndaluar për momentin, por rrezikojnë nga tetë deri në 25 vite burg teksa për momentin ende nuk është përcaktuar data e gjyqit./SS/
Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kan...
Avokati i Veselit: Përfundimi i këtij rasti do jetë sukses p...
Kiana Kryeziu garon sot në Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen...
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i...