Manchester United synon ta transferojë mesfushorin e real Madridit, Mateo Kovacic, i cili e ka kërkuar largimin nga kryeqyteti spanjoll, sipas Daily Mail.
Megjithatë, sipas Marca, Reali nuk dëshiron ta lejojë kroatin të largohet nga klubi.
Kovacic edhe publikisht e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Bernabeu” në kërkim të një vendi titullar në ndonjë klub tjetër.
Madridi është në dijeni për dëshirën e Kovacicit për t’u larguar por nuk dëshiron ta lëshojë nga duart.
Mesfushori kroat është pjesë e planeve afatgjate të klubit madrilen dhe të trajnerit të ri Julen Lopetegui.
Për më tepër, kampioni evropian beson se Kovacic do të jetë zëvendësues afatgjatë i Luka Modricit, i cili në shtator mbush 33 vjet.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...