Ekziston mundësia që Manchester United të përfundojë në top katër këtë edicion dhe të mos kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
“Djajtë e Kuq” momentalisht janë në pozitën e tretë në tabelë dhe ndeshje e sotme (e diele) ndaj Leicester City-t, mund të vendos fatin e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është mysafirë i Leicester-it, të cilët kanë një pikë më pak dhe renditën në pozitën e pestë.
Nëse United fiton ose barazon në udhëtim te Leicester-i, ekziston një mundësi e vogël që të mos jenë në Ligën e Kampionëve.

Kjo mund të ndodh nëse Wolves arrijnë ta fitojnë Evropa Ligën, ose nëse Chelsea dështon të jetë në top katër, por e fiton Ligën e Kampionëve.
Mbetet të shihet në gusht nëse do ndodhin këto befasi dhe United të mbetet vetëm në garat angleze edhe në sezonin 2020/21./arbresh.info.
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin