Manchester City nuk e ka problem Newcastle fiton dhe del në vendin e pestë
Manchester City e ka mposhtur me rezultat 2-0 Newcastle duke bërë 26 pikë dhe rrëmbyer vendin e pestë në Premier Ligë. Golat për City u shënuan nga Gundogan dhe Ferran Torres
Manchester City nuk ka pasur vështirësi për ta mposhtur sot skuadrën e Newcastle.
Ata e kanë dominuar këtë takim nga fillimi derisa goli i parë për vendasit erdhi në minutën e 14-të dhe atë e shënoi Gundogan.
Edhe në pjesën e dytë City shënon shpejt për ta dyfishuar epërsinë dhe për t’i siguruar kështu tri pikët e radhës.
Goli i dytë u shënua nga Ferran Torres në minutën e 55-të.
Kjo fitore e ngret Cityn në vendin e pestë në Premier Ligë me 26 pikë, pesë më pak se Liverpool që është në vendin e parë dhe lider në Premier Ligë. /GazetaExpress/
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Presidenti iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit nga fu...
Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shum...
Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?