Manchester United udhëtoi në stadiumin Bet365 për ndeshjen ndaj Stoke Cityt me qëllimin për të siguruar fitoren e katërt radhazi në Premierë Ligë.
Por, “Djajtë e Kuq” u befasuan nga skuadra e Mark Hughes, e cila siguroi barazim 2 me 2, në takimin e xhiros së katërt, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi qendror, Eric Maxim Choupo Moting (63′) (43′) ishte autori i dy golave për nikoqirët, ndërsa për Manchester United realizuan Marcus Rashford (46′) dhe Romelu Lukaku (57′).

Ylli kosovar Xherdan Shaqiri kontribuoi në këtë takim me një asistim të bukur, i cili edhe i siguroi golin e barazimit.
Skuadra e Jose Mourinho ka pasur një fillim perfekt këtë sezon duke mposhtur Leicesterin, Swansean dhe West Hamin, por Stoke City arriti t’i shkaktoj probleme “Djajve të Kuq”.
Pas kësaj ndeshje, Manchester United qëndron në pozitën e parë me 10 pikë, ndërsa Stoke City qëndron në pozitën e gjashtë me 5 pikë./arbresh.info/
https://streamable.com/rz8v8
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport