Udhëheqësia e Manchester United ka miratuar një ofertë prej 91 milionë eurosh për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, sipas raportimeve.
Kane është admiruar nga bordi i United për disa vite, por sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, i cili ka shënuar 21 gola në Serie A këtë sezon, është gjithashtu në radarin e klubit.
Megjithatë, Daily Star raporton se Ten Hag e ka bërë Kane objektivin e tij prioritar, ndërsa Drejtori Ekzekutiv i United, Richard Arnold, tani ka dhënë dritën jeshile për një ofertë prej 91 milionë eurosh.
Raporti pretendon se United është i prirur për të përfunduar marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të hapë negociatat me Tottenhamin para se të përfundojë sezoni, transmeton Klankosova.tv.
Ten Hag gjithashtu beson se nënshkrimi i Kane këtë verë do ta bëjë United pretendent për titullin e Premier League sezonin e ardhshëm.
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...