Malisheva ka shënuar fitore spektakolare ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligë me rezultat të thellë 4-1.
Vetëm pas pesë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi kur realizoi sulmuesi Rilind Haziraj për 1-0.
20 minuta më vonëvendasit dyfishuan epërsinë, kësaj radhe realizoi Altin Aliu për 2-0.
Me epërsinë e dyfishtë të skuadrës vendase u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, kur Drilon Hazrollaj realizoi për 3-0.
Ishte minuta e 71-të e ndeshjes, kur Laurent Xhylani realizoi për ‘pokerin’ e vendasve 4-0.
Krejt çfarë bëri skuadra mysafire ishte goli i nderit në minutën e fundit me Hajdarin që realizoi për rezultatin përfundimtar 4-1
Me këtë fitore Malisheva ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 32 pikë, derisa Fushë Kosova mbetet e nënta me 11 sosh.
Ndeshjen e ardhshme Malisheva e zhvillon në udhëtim te Prishtina, derisa Fushë Kosova pret Llapin. /Telegrafi/
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...