Interi është i interesuar për të nënshkruar me anësorin e Barcelonës, Malcomin, gjatë verës për shkak se synojnë të përforcojnë linjën frontale para fillimit të sezonit tjetër.
Drejtori sportiv Piero Ausilio ishte në tribunat e Old Trafford gjatë ndeshjes së Manchester United kundër Barcelonës me shpresën për të në fushë 22-vjeçarin mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga CalcioNews24, Malcom është përfolur si një zëvendësues i mundshëm i Ivan Perisicit, i cili pritet të largohet gjatë verës. “Nerazzurrët” thuhet se janë duke vëzhguar edhe anësorin holandez Steven Bergwijn dhe sulmuesin e Udineses, Rodrigo De Paulin.
Braziliani ka qenë brenda dhe jashtë skuadrës së Barcelonës këtë sezon duke luajtur në përgjithësi vetëm 17 ndeshje, shumicën prej të cilave është inkuadruar nga bankina.
Ausilio është thënë gjithashtu se ka marrë pjesë në ndeshjen Tottenham – Manchester City mbrëmjen e së martës ku ishte duke shikuar mesfushorin gjerman Ilkay Gundogan./arbresh.info/
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...