Ylli i Real Madridit, Luka Modric duket se do të vazhdojë qëndrimin në Real Madrid të paktën edhe për një sezon.
Ylli kroat është duke u kërkuar nga Interi dhe lojtari thuhet se dëshiron që transferimi në San Siro të ndodhë, transmeton portali arbresh.info. Agjenti i tij kishte një takim me presidentin Florentino Perez dje, por presidenti i ‘Los Bloancos’ nuk është i hapur për shitjen e tij pas largimit të Zidanes dhe Cristiano Ronaldos.
33-vjeçari postoi mbrëmjen e kaluar një foto në llogarinë e tij në Instagram dhe mesazhi i ndarë në rrjete sociale mund të prova përfundimtare që lojtari nuk do të largohet nga klubi këtë verë.
“Ishte një disfatë e vështirë, por disfatat nuk i përkasin kësaj skuadra”, ka shkruar Modric pas tronditës në Superkupë kundër Atleticos.
“Ne duhet të punojmë shumë ashtu siç kemi bërë gjithmonë #HalaMadrid”
Modric u inkuadrua në fushë në minutën e 56′ si një zëvendësues i Marco Asensios./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BmjfWnrlIRH/?
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...