Lionel Messi është fajësuar gjatë viteve për siç thuhet ndikimin direkt në vendimet e bëra nga Barcelona dhe Argjentina, por Luis Suarez ka hedhur poshtë këto pretendime duke deklaruar se kritikat e tilla e lëndojnë bashkëlojtarin e tij në klub.
Reprezentuesi uruguaian ka bërë gjithashtu të qartë se kapiteni i “Blaugranëve” nuk ka tentuar asnjëherë për të imponuar opinionin e tij, transmeton portali arbresh.info.
“E shoh se ata thonë që Messi nuk e do këtë apo atë, por ai nuk thotë kurrë asgjë”, ka zbuluar Suarez për Fox.
“As për trajner dhe as për lojtar, asnjërin”
“Në skuadrën kombëtare besoj se është njëjtë, ata e kanë pyetur rreth këtyre gjërave dhe ai ka thënë: ‘Jo, mos më pyesni asgjë, merrni vendim vet'”
“Ne kemi folur për gjithë këto gjëra dhe sigurisht se e lëndon si një person”, ka thënë Suarez.
“Një futbollist duhet të mësohet nga kritikat e tifozëve, por jo edhe kritikat në përgjithësi”, përfundon sulmuesi./arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...