Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk do t’i jap fund blerjeve këtë verë pas marrëveshjes së djeshme të nënshkruar me Xherdan Shaqirin.
26-vjeçari iu bashkua për 13 milionë funta skuadrës në Anfield pas dëbimit të Stoke Cityt në Championship, transmeton portali arbresh.info.
‘The Mirror’ raporton që Klopp është ende duke kërkuar përforcimin e dy pozitave – një portier dhe një bartës të fanellës me numër 10.
Liverpooli ka qenë në merkato duke kërkuar për një portier të ri qysh pas gabimeve trashanike që bëri Loris Krius në finale të Ligës së Kampionëve. “Redsat” janë përfolur për transferimin e Bernd Lenos dhe Alissonit, por gjermani kaloi te “Topçinjtë” ndërsa e ardhmja e brazilianit te Roma vazhdon të mbetet ende një mister.
Sa i përket bartësit të fanellës me numër 10, Klopp vazhdon të ketë shpresa për të siguruar nënshkrimin me kapitenin e Lyonit, Nabil Fekir.
Përgatitjet para-sezonale të Liverpoolit janë duke vazhduar dhe rivali i tyre i ardhshëm është Bury./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...